Rama kritika Bashkimit Europian nga samiti i Bledit

by Merita

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Bled që po zhvillohet në Slloveni. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’.

Më tej ai shtoi se nuk beson se në 2030 do të jemi në BE, ndërsa shtoi se BE duhet të jetë më shumë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm të kritikojë.

banner

“Nuk besoj se në 2030 ne do jemi në BE por për disa nga hapat kjo do të ishte shumë e mirë. Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.

Vendet që hyjnë në rrugën e BE deri në momentin që bëhen anëtarë, nuk duhet vetëm të kenë reforma dhe kritika, që janë të nevojshme, por dhe mbështetje konsistonte. Nuk po them nga pikëpamja financiare por dhe të aksesit tonë në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të madhe dhe për ndërmarrjet tona”, tha Rama.

Rama nuk i kurseu as batutat kur tha në nisje të fjalës së tij: Me këtë panel si autobus dhe unë jam tragjikisht më shumë optimist, megjithëse është më mirë se një avion rus.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy