Drejtori i inspeksionit në Komunën e Prishtinës Florian Dushi, ka njoftuar se tashmë me djegien e pistës së ecjes në Tauk Bahqe është duke u marrë Policia e Kosovës.
“Në orët e hershme të mëngjesit u njoftuam për një vandalizëm të paparë në parkun e Tauk Bashqes” ka shkruar Dushi.
Sipas tij, inspektorati i Prishtinës ka dalur menjëherë në vendngjarje.
”E kemi njoftuar Policinë e Kosovës për dëmet e qëllimshme e të organizuara që dikush ka bërë në këtë park, konkretisht në shtegun e ri për ecje e vrapim”, tha Dushi.
Pr dëmtimin e shtegut ka njoftuar edhe nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ku shprehu shqetësim se ky është një akt i qëllimshëm, duke qenë se janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritëve të punimeve.
”Dëmtime të qëllimshme ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe
Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritëve të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë.
I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.
Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”.