Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kujtuar përplasjet në zyrën e Qeverisë sa ai ishte kryeministër, kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj,
Në një konferencë për media, Haradinaj tha se jo gjithmonë ka pasur takime të lehta e të mira me Jasharajn.
“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shqip nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtojë takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, ka thënë ai.