Lushaku për tekstet shkollore: Ky eksperiment buxhetit po i kushton rreth 9 milionë euro më shumë sesa buxheti i paraparë

by informim

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku- Sadriu, përmes një videoje në Facebook, ka kritikuar Qeverinë dhe MASHTI’n në lidhje me tekstet shkollore.

Ajo ka thënë se po zhvillohet eksperimenti më i madh me prindërit në arsim ndonjëherë, duke shtuar se shumë prindër nuk po mund të aplikojnë në sistem, nuk kanë xhirollogari të qasshme për shkak të borxheve dhe shumë qytete s’kanë librari.

banner

Lushaku ka shkruar se “ky eksperiment buxhetit të Kosovës po i kushton rreth 9 milionë euro më shumë sesa buxheti i paraparë”.

“Ne prindërit e dimë se çfarë shpenzime të larta ka shtatori për çdo familje. Sikur mos me i mjaftu këto obligime, qeveria ua barti prindërve edhe përgjegjësinë e blerjes së librave; familjeve të 260 mijë nxënësve. Veç se nuk ishte e aftë me i siguru librat ashtu siç e obligon ligji edhe ka mandat. Për shkak të këtij dështimi, po zhvillohet eksperimenti më i madh me prindërit në arsim ndonjëherë. Shumë familje nuk po mund të aplikojnë në sistem; shumë familje s’kanë xhirollogari të qasshme për shkak të borxheve; shumë qytete s’kanë librari. Fillimi i vitit shkollor po bëhet një dramë veç për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Për më shumë kemi të bëjmë edhe me mashtrim me shifra duke dashur ta shesin dështimin si sukses. E vërteta është se ky eksperiment buxhetit të Kosovës po i kushton rreth 9 milionë euro më shumë sesa buxheti i paraparë. Pa numëruar këtu mundin e kostot shtesë të transportit të prindërve. Sot askush nuk di se çfarë saktë po ndodh. S’ka transparencë, ka veç anarki. Përfundimisht, Kosova s’ka Ministri të Arsimit. Ministria e paaftë ua ka bartë prindërve qeverisjen dhe përgjegjësinë prindërve”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy