65
Prej disa ditësh ish-kryeministri, Fatos Nano është shtruar në spital, pasi mësohet se vuan nga insuficienca respiratore.
Ai ndodhet i shtruar në reaminacion i intubuar, por gjendja e tij është përmirësuar.
Parametrat jetësor të ish-kryeministrit janë përmirësuar dhe pritet që ai të dalë nga intubimi dhe të marrë mjekim normal.
Nano vuan prej kohësh nga kjo sëmundje dhe ka marrë disa herë mjekime në spital.