Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, në mënyrë propagandistike është përjekur ta arsyetojë qasjen destruktive të shtetit të tij në rajon.
Ai gjatë një diskutimi në Forumin e Bledit thoshte se “Serbia është vend i pavarur dhe mbron interesat kombëtare”, duke shtuar se nuk e kanë synim të anëatësohen në BRICS ( një partneritet që përfshin shtete si Rusia, India, Kina, Brazii, Afrika e Jugut).
Ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, po nuk e la pa e sulmuar ish-anëtarën e këtij unioni, Britaninë e Madhe.
“Ju po tregoni përralla, se ne do t’i bashkohemi BRICS, Organizatës së Shangait… Pastaj dëgjoni ata që ju tregojnë përralla. Kjo nuk është realiste, Serbia është në Evropë, ne duam të anëtarësohemi. Kjo është normale. “tha Daçiq, duke thënë se nëse Serbia nuk do ta donte, a do të thoshte se edhe Britania e Madhe nuk është “normale”, ka raportuar portal në gjuhën serbe Kosovo-online
Daçiq njihet për fjalorin e tij nacionalist destruktiv në raport me Kosovën, ai angazhohet gjatë për të siguruar “çnjohje për Kosovën”.