Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se qeveria po tregohet e paaftë për të ofruar zgjidhje për problemet e qytetarëve, gjatë emisionit në RTV Dukagjini.
Lushaku-Sadriu tha se kjo qeveri nuk është në gjendje të mbajë premtimet e bëra.
“Kryeministri është i paaftë dhe po i shkakton vendit probleme. Qeveria po mashtron me keqinterpretime të shifrave të ndryshme sa i përket zhvillimit ekonomik. Kjo qeveri po i mashtron qytetarët me të dhëna. Ata duhet ta kuptojnë që kjo qeveri po mashtron vazhdimisht. Këtë e bëjnë partitë popullsitë”, tha Lushaku.
Kurse deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se partia në pushtet tashmë është treguar janë specialistë të mashtrimit.
Zemaj ka thënë se “tashmë jemi mësuar të shohim video që mashtrojnë qytetarët me propagandën e tyre”.
“Kjo qeveri e ka humbur edhe kuptimin e funksionimit të mandatit qeverisës që e ka fituar nga qytetarët. Unë e quaj vera e skandaleve të mëdha. Njëri skandal ishte se si një anëtar i partisë në pushtet, ai ka helmuar trevat shqiptare me lëndë narkotike. Po ashtu kemi pasur skandalin me rezervat shtetërore”, ka thënë Zemaj.