Elon Musk i hodhi hapat e tij të parë “teknologjik” në moshën dymbëdhjetëvjeçare falë një Komodori 64 dhe pasionit për videolojërat.
Megjithatë duket se nuk është shumë i pëlqyer në komunitetin e “lojtarëve”, të paktën mes atyre që u mblodhën të shtunën për të ndjekur finalen e Kampionatit Botëror Valorant në Los Angeles.
Gjatë ngjarjes, kamera e kapi atë për disa sekonda teksa hynte në turne me një nga djemtë e tij dhe turma filloi të bërtiste përpara se të dilte në kor: “Bring Back Twitter”, “Give Back Twitter”.
Videoja, e postuar pikërisht në Twitter-X nga një gazetar, ka mbledhur mbi 14 milionë shikime, ndërsa rreth katër milionë njerëz e kanë parë atë në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin social Twitch.
Kjo nuk është hera e parë që paraqitja surprizë e miliarderit shkon keq. Komediani Dave Chappelle e nxori Musk në skenë në shfaqjen e tij në San Francisko dhjetorin e kaluar, por brohoritjet nga publiku e bënë takimin mjaft të vështirë.
Javët e fundit, Elon Musk ka qenë gjithashtu në qendër të një rasti tjetër. Në përgjigje të nisjes së Threads të Metës, ai sfidoi Mark Zuckerberg në një ndeshje të arteve marciale në Itali.