Dy ditë pas vrasjes me një shtizë peshkimi nga një shtetas algjerian me të cilin po konfliktohej shoku i tij, 23-vjeçari shqiptar Klajdi Bitri është nderuar nga komuniteti në ankona.
Të dashurit më të afërt, shokët e skuadrës së Nuova Aquila ku Klajdi luante, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Ankonës, por edhe përfaqësues nga ambasada shqiptare janë ndodhur aty për t’u gjendur pranë dhe për të ndihmuar.
Mes personave të pranishëm është edhe nënkryetari i Bashkisë, Giovanni Zinni, i cili premton se do ta realizojnë dëshirën e shprehur nga të afërmit për marshim nderimi për një djalë shqiptar me zemër kaq të madhe.
“Një djalë i artë, vetëmohues, që u nda nga jeta për të shpëtuar një mikun e tij italian”, shprehen të pranishmit.