Leo Messi: Jo vetëm suksese sportive për Inter Miami, por edhe pasurime financiare

by engel

Zbarkimi i Leo Messit tek Inter Miami përveq që ka bërë revolucion total në nivelin sportiv duke marrë titullin e parë në historinë e futbollit të Floridas dhe nuk e ka humbur asnjë nga nëntë ndeshjet e tij të para, ka pasur një ndikim të madh edhe në nivelin ekonomik.

Që nga mbërritja e yllit argjentinas, klubi i drejtuar nga David Beckham ka arritur shifrën e madhe të 265 milionë dollarëve nga shitja e biletave. Një shumë rekord që nuk mbaron me kaq.

banner

Që kur Leo iu bashkua MLS, “Apple TV”, platforma që ka të drejtat për ligën e Amerikës së Veriut, ka arritur të shtojë më shumë se 300.000 abonime të reja, çka përfaqëson një fitim total prej 29.7 milionë dollarë. Shifra që flasin vetë.

Përtej 11 golave, 3 asisteve dhe titullit të Kupës së Ligës të fituar, zbarkimi i Leo Messi në Miami ka qenë i dobishëm për të gjitha palët; ekonomikisht dhe sportivisht për një klub që vështirë se ka pasur ndonjë gëzim në historinë e tij të shkurtër dhe për një Messi dhe familjen e tij që po buzëqeshin sërish pas dy vitesh errësirë në Paris.

Me një finale të re në horizont, më 27 shtator, Messi dhe Inter Miami tani janë të përqendruar në arritjen e “play-off” të MLS, duke u larguar nga vendi i fundit në Konferencën Lindore, në të cilin skuadra ishte para ardhjes së yllit argjentinas. Një sukses që filloi këtë fundjavë me fitoren ndaj NeW York Red Bulls dhe ka si objektivin e radhës Nashville.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy