Komuna e Gjakovës: Elementet me vlera historike e artistike u shpëtuan nga zjarri në Muzeun e Muzikës

by Nexhat

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar nga zjarri që e ka përfshirë sonte Muzeun e Muzikës në këtë qytet.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të rindërtohet vitin tjetër i gjithë objekti nga buxheti komunal.

banner

“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve. E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit”.

“Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar”.

“Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurt se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy