Rita Ora bëri një mbërritje të mrekullueshme në natën e hapjes së Festivalit të 80-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të mërkurën në mbrëmje.
Këngëtarja 32 vjeçe, i la pak imagjinatës me një fustan të zi rrjetë me pika, e cila zbulonte të brendshmet e saj vezulluese, shkruan DailyMail.
Veshjen magjepsëse, Rita e kompletoi me një pallto të bardhë prej gëzofi dhe taka të larta, ndërsa për aksesorë zgjodhi një palë syze dielli të çuditshme.
Rita i stiloi flokët e saj të artë në valë të lirshme, ndërsa aplikoi një gamë makijazhi të bronztë.
Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” u shfaq në humor të madh teksa pozonte për foto në një skaf të shpejtë që po e çonte në event.