104 shkolla në Angli po detyrohen të mbyllen për shkak të frikës se mund të shemben

by informim

Ndërtesat e shkollave në Angli të bëra me një lloj betoni i cili ka gjasa për t’u shembur do të mbyllen menjëherë për shkak të frikës së sigurisë, ka njoftuar qeveria britanike.

Pra rreth 104 shkolla do të mbyllen, kurse në shumë prej tyre pritet që renovimet e bëra gjatë këtij viti të ndërpriten, raporton Sky News.

banner

Depratameti për Arsim në Angli është shprehur se “shumica e dërrmuese e shkollave dhe kolegjeve nuk do të preken nga ky vendim”, mirëpo kjo masë është kritikuar duke u konsideruar si “shfaqje tronditëse e paaftësisë konservatore.
E është bërë e ditur se ky lloj betony është i njohur si “RAAC” dhe që me të njëjtin lloj është gjetur se janë të ndërtuar edhe disa spitale dhe se edhe ato ndërtesa po konsiderohen si të pasigurta.

E sekretarja e Arsimit në Angli, Gillian Keegan u shpreh se “Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa të sigurohemi që fëmijët dhe stafi të jenë të sigurtë në shkolla dhe kolegje, kjo është arsyeja pse ne po veprojnmë kështu në shkollat e ndërtuara me betonin ‘RAAC’”.

“Ne duhet të kemi një qasje të kujdesshme sepse kjo është gjëja e duhur për të bërë si për nxënësit ashtu edhe për stafin.Plani që kemi përcaktuar do të minimizojë ndikimin në mësimin e nxënësve dhe do t’u sigurojë shkollave financimin dhe mbështetjen e duhur që u nevojitet për të vendosur masat zbutëse për t’u marrë me ‘RAAC’”, u shpreh ajo ndër të tjera.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy