Prindërit po presin në rend për libra: Abdixhiku: Paaftësia pra kushton

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas pamjeve ku po shihen prindërit duke pritur me orë të tëra për të blerë librat për fëmijët e tyre,

Ai ka thënë se këto janë telashe të panevojshme të krijuara nga Qeveria Kurti.

banner

“Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë. Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

“Paaftësia pra kushton”, tha Abdixhiku, teksa shtoi se prindërve po u kushton koha.

Postimi I plotë:

NË PRAG TË FILLIMVITIT SHKOLLOR

Ky është rasti i Arbërores dhe Muhametit; dy prindërve nga Prishtina; dhe përpjekjes së mundimshme të tyre për t’i siguruar librat e klasës së tretë; pak ditë para nisjes së vitit shkollor.

Nga afër përcollëm përpjekjen e tyre.

Do të duhej të kishin brenga tjera, dhe mesiguri kanë shumë, por shteti i tyre, dhe i yni, ka vendosur të ngarkojë secilin prind me detyra të vet shtetit – blerjen e librave.

Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë.

Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria.

Ironikisht, nën paranojën e përfitimeve të biznesit, pushteti popullist kishte dështuar një proces që çdo vit kryhej krejt normalisht. Ironikisht, në gjithë këtë proces, të vetmit përfitues mbetën pikërisht këto biznese. Në fund, librat u blenë te ata. Dhe, siç kuptuam nga vendimi i vet Qeverisë, në vend të 4.8 milionëve tani do t’i përfitojnë mbi 6 milionë euro si subvencionim.

Paaftësia pra kushton.

Paranoja dhe më shumë.

Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve.

Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë.

Në vend të kësaj, po merremi – merreni me mend – me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve. Do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim.

Prandaj, e djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy