180
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në krahasim me ditën e djeshme, sot pritet që të ketë rritje të temperaturave në vlerat e mesditës.
Sipas IHMK-së, vranësirat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.“Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.