Avokati Jashari: Nuk mendoj që Kurti ka ndjerë frikë apo ankth nga deklaratat e Klinakut

by Nexhat

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se statusi kërcënues i Faton Klinakut nuk i ka shkaktuar ankth apo frikë kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se vepra penale e cilësuar nga Prokuroria nuk qëndron, sepse sipas tij kusht që të ndodh dhuna është që personi ta pengojë personin zyrtar apo ta kërcënojë se do ta pengojë.

banner

“Nuk kam ardhur të them a është kërcënim apo jo, edhe juristet e kanë mendimin e vet, mund të shohin elemente. Njëra nga elementet kryesore të kanosjes është që ajo të jetë serioze e mundshme. Në politikën tonë ndëshkimore kemi pas raste që janë ndjekur penalisht, dhe rastet tjera të ngjashme kur kryeministra të këtij vendi janë kanosur ose ndaj tyre është shprehje jo e përshtatshme në Facebook. Kemi rastin e Hashim Thaçit, një person e kishte kërcënuar, ndaj Ramush Haradinajt”, ka deklaruar Jashari në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

“A përbën kanosje apo jo mbetet të shihet, edhe pse prokuroria veprimet e Klinakut i ka cilësuar si dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, parashihet dënim deri në 10 vjet burgim. Nuk e ka kualifikua si kanosje por si dhunë. Sa i përket kësaj vepre penale mund të them se nuk qëndron. Kusht që të ndodh dhuna është që personi ta pengojë personin zyrtar, apo ta kërcënojë se do ta pengojë… Nuk është mirë që vrasja si term të normalizohet, dhe njerëz të tillë të flasin dhe në emisione shumë të ndjekura që kanë ndikim”, ka vijuar ai.

Kurse ish – komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka thënë se deklaratat e Faton Klinakut nuk ishin kërcënuese.

Sipas tij, Klinaku është dashur ta formulojë më mirë fjalinë e tij.

“Edhe si njeri edhe si karakter, sepse e njoh… nuk është tip agresiv, nuk është kriminel. Nuk ka të bëjë me kërcënim real, është hipotetike, po të dinte ta formulonte fjalinë si duhet, më mirë do të thoshte ‘unë nuk do ikja prej Kosovës edhe po të më vriste Albin Kurti’, e ka përsërit në mungesë të formulimit të duhur. Nuk shoh kërcënim real apo direkt. Është në kontekstin e asaj që e ka thënë, është hipotetike”, është shprehur Halitjaha.

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.

Për këtë deklaratë ai është intervistuar nga hetuesitë policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy