Klinaku s’pendohet për postimin ku përmendi vrasjen e Kurtit

by Nexhat

Kreu i veteranëve Faton Klinaku ka folur rreth statusit të tij në Facebook të postuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas tij, veteranët Qeverinë e tanishme e kanë pritur mirë, derisa nuk i largoi nga paga minimale.

“Qeverinë aktuale e kemi pritur bukur shumë derisa degradoi skajshëm që edhe ti heqë veteranët e luftës nga paga minimale, bëhen gati tri vite që Qeveria nuk i ka ndihmuar asnjëherë asnjë cent organizata e dala nga lufta, siç e kanë bërë qeveritë e kaluara, statusi im ka të bëjë pikërisht me këto çështje”, tha ai për Kanal10.

Klinaku i qëndron shkrimit të tij dhe ai tregon se nuk është bërë pishman.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy