Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kamenicë, pasi që i njëjti dyshohet për veprat penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale, raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.
Njoftimi i plotë i Policisë :
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 31.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin T.M. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.
Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.