Spanja më nismë për të mbledhur ministrat e rajonit në fund të tetorit, a do të ftohet Kosova?

by Nexhat

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, në një konferencë për media gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se më 14 shtator do të pres në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic,

Përveç kësaj, Borell ka treguar edhe për një iniciativë të Presidencës Spanjolle që kryeson me BE-në, për të mbajtur një takim në nivel ministrash bashkë me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

banner

Siç ka treguar diplomati spanjoll, ky takim do të mbahet në fund të tetorit, pas ngjarjeve të tjera që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, siç është Procesi i Berlinit, Samiti i të cilit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Borell e ka vlerësuar këtë si nismë të mirë, duke thënë se është e rëndësishme që ministrat të bëjnë një kalkulim për atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor.

“Së pari, në Ballkanin Perëndimor. Presidenca spanjolle po propozon – dhe mendoj se është një propozim i mirë – të mbahet një takim ministror së bashku me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Ne do ta bëjmë atë në fund të muajit të ardhshëm, së bashku me Presidencën spanjolle dhe pas ngjarjeve të tjera që lidhen me Ballkanin [Perëndimor], si Procesi i Berlinit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ministrat, nën Presidencën spanjolle, të bëjnë një bilanc të asaj që po ndodh në Ballkanin [Perëndimor]”, ka thënë Borell,

Mbetet të shihet nëse Spanja do ta ftojë në këtë takim edhe Kosovën, duke qenë se shteti nga gadishulli Iberik është një nga pesë vendet e BE-së që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy