45
Gjykata Administrative Spanjolle e Sportit (TAD) ka hapur procedimin disiplinor për “sjellje të rëndë” ndaj presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Kjo është bërë e ditur nga burime të AFP-së të njohur me këtë çështje.
Procedimi për “sjellje të rëndë” dhe jo “shumë të rëndë”, siç kërkohet nga qeveria spanjolle, nuk e lejon Këshillin e Lartë të Sportit (CSD) të shpallë një sanksion të ri ndaj Rubiales, tashmë i pezulluar nga FIFA për 90 ditë.
Qeveria ka thënë se në çdo rast do t’i kërkojë gjykatës të pezullojë Rubiales nga detyrat e tij gjatë hetimit.