Trupi qiellor është copëtuar në disa pjesë, duke ndezur fillimisht me dritë kaltërosh, pastaj jeshile dhe në fund të kuqe.
Një meteorit ra në Turqi të shtunën mbrëma, duke ndriçuar qiellin në lindje dhe juglindje të vendit, duke ngjallur kuriozitet dhe panik tek qytetarët e disa provincave, siç raporton gazeta lokale Sabah.
Në rrjete po qarkullojnë video të shumta që tregojnë momentin e zbritjes së objektit lumineshent rreth orës 20:40 (me orën lokale).
Meteori do të ishte copëtuar në disa pjesë kur hynte në atmosferën e Tokës, duke shfaqur fillimisht një nuancë blu, më pas jeshile dhe në fund të kuqe.
Shtypi vendas saktëson se rrufeja është parë ndër të tjera në provincat turke Malatya, Erzurum, Elazig, Gaziuantep, Tuniceli, Bingol. Deri më tani, autoritetet nuk kanë komentuar mbi ngjarjen.