Sot u tentua të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit e cila ishte thirrur nga grupet parlamentare të opozitës për të biseduar për mungesen e librave dhe teksteve mësimore.E veçant e kësaj seance ishte mungesa e deputetëve të shumices parlamentare të cilët nuk u paraqiten fare dhe e pamundësuan mbajtjen e seances për mungesë kuorumi.
Në emër të LDK-së para deputetëve të pranishëm foli deputetja Hykmete Bajrami për të paraqitur mendimet dhe qendrimet e grupit parlamentar të LDK-së.
Kjo pamje ne parlamentin e Republikes së Kosovës tregon shumë se ku ndodhet qeveria e majtë, tha ajo në fillimin e diskutimit. Qeveria e majtë po e vret të vetmin element të barazisë në shkollat fillore të Kosovës, piken që i ka bërë të gjithë nxënësit të ndjehen të barabartë që është 1 shtatori. Që nga shpallja e Pavarësisë e tutje, të gjithë fëmijët pa dallim, me 1 shtator i kanë gjetur në banka të gjitha librat dhe tekstet mësimore. Sivjet ministria e arsimit dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, dhe me anë të një konference, katër ditë para se të filloi viti shkollor ju tha prindërve, meqenëse nuk po kemi mundësi ta përballojmë koston me paratë e ministrisë, atëherë po ju bartim juve mjetet dhe ju përballuni me këtë kosto.
Në qershor të këtij viti, vetë ministrja, në një përgjigje në televizionet nacionale ka thënë se të gjithë nxënësit prej kalses së parë deri në të nëntën do t’i ken librat e reja. Tani ajo e ka ndrsyhuar vendimin, ajo përpos që nuk ka arritur t’i furnizojë me libra, ajo ka ndryshuar vendimin ku prej klases së gjashtë deri në të nëntën do të furnizohen me libra të vjetra, të përdorur.
Gjitha këto probleme që i kemi me shkollat, dhe sot qeveria e popullit, e 51%-it, nuk është fare në Kuvend, tha deputetja Bajrami. Nuk po e dimë prej kujt po ikni, kujt po ja keni friken, në qoftë se mendoni që keni të drejtë, edhe pse ligji thotë se fëmijët furnizohen me libra e jo të kompenzohen me para, përse nuk po vijnë në kuvend dhe të ballafaqohen me kritikat tona.
Po i shohim prindërit duke udhëtuar nga komunat e vogla për në komuna të mëdha për të blerë librat, po shohim prindërit që po shetisin nga 4-5 librari sepse asnjë librari nuk i ka të gjitha librat të cilat rekomandohen nga mësimdhënësit. Cka do të bëhet me familjet që jetojnë me mbështetje sociale? Çka me familjet që i kanë llogaritë e bllokuara? Besoni janë 100 probleme që duhet të jepni përgjigje, e ata nuk vijnë fare, tha ajo.
Ne do të jemi dëshmitarë, se në secilin shkollë e në secilen klasë, fëmijët nuk do të kompletohen me libra deri në fund të vitit. E pakuptueshme, situata ëshë kaq e rëndë dhe ministrja ende vazhdon e krekoset me shumat e ndara dhe me numrin e madh të aplikuesve. Duke mos arritur të kryej me kohë dhe si duhet detyrat e veta ajo sot po i bartë këto detyra herë te mësimdhënësit, herë te drejtorët e herë te prindërit.
Prandaj e kemi thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme sepse kjo mënyrë si po punon ministrja nuk është në rregull. Ky debat nuk duhet të konsiderohet i mbyllur, me këtë problem duhet të merremi kurdo që të fillon sesioni vjeshtor i parlamentit, përfundoi diskutimin deputetja Bajrami.