Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Kaçanik, si i dyshuar për vrasje në tentativë.
I dyshuari D.D, 28-vjeçar me datë 29.06.2023 rreth orës 18:40 në shenjë hakmarrje fillimisht e kishte goditur me automjet, e më pas me një mjet të fortë i kishte shkaktuar lëndime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit personit A.T ( M/K), i moshës 47 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore.
Viktima më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa në kërkim policor kishte mbetur i dyshuari D.D.Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot, datë 04.09.2023, rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin i cili ishte në kërkim policor, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.