47
Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 04.09.2023, rreth orës 10:15 ka pranuar informatën se një person në Klinë posedon armë.
Pas kësaj është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) Armë (Pistoletë) prodhim Çekosllovak.
Dy (2) karikator të së njejtës arme
Pesëdhjetë e dy (52) fishek të kal: 7.65 mm.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje në posedim, kontroll të paautorizuar të armeve”.