Empoli i gëzohet kontratës me talentin shqiptar

by Merita

Stiven Shpendi ishte kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve në Itali, pasi sulmuesi i ri shqiptar, kishte spikatur me Çezenen në Serinë C duke shënuar me rregullsi në edicionin e kaluar. Në fund ishte Empoli që siguroi firmën e futbollistit, i cili u transferua te klubi i Serisë A dhe që tani ka debutuar në elitën e futbollit italian.

Një transferim për të cilin padyshim që është i lumtur lojtari shqiptar, por edhe drejtuesit e klubit të tij të ri.

banner

Këtë e ka treguar edhe drejtori sportiv, Pietro Akardi, i cili ka zbuluar se firma me Shpendin ishte ajo që e kishte kënaqur më shumë këtë verë.

“Marrëveshja me e kënaqshme? Ajo me Shpendin, pasi dëshira e madhe e djaloshit na çoi që ta mbyllnim me kushtet që kishim paracaktuar që një muaj më parë. Dhe nuk është e lehtë, pasi shpesh mund të përballesh me personazhe që ndikohen. Por përkundrazi djaloshi dhe menaxher i tij e mbajtjen fjalën që na kishin dhënë. Bëhet fjalë për një lojtar të perspektivës, i cili hyn te parametrat e Empolit, me të cilin dëshironim që të punonim”, tha Akardi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy