Kryetari i Zubin Potokut e bën vajzën drejtore në komunë

by informim

Dhurata, e bija e të parit të Zubin Potokut Izmir Zeqiri, mori një dhuratë nga babai kryetar.

Postin e drejtoreshës së Kulturës, ky i fundit ia besoi vajzës që është absolvente në Universitetin e Mitrovicës, raporton Klan Kosova.
Këtë tha se qe i detyruar ta bëjë për shkak të mungesës së njerëzve për të formuar qeverisjen komunale. Bile, duket që ishte pak sfidë se ku të vendoset Dhurata, për të cilën thotë se ka të drejtë ta emërojë si staf politik.

banner

Nëse analizohen lidhjet familjare, Zeqiri pohon se shumicën e punëtorëve komunalë i bie t’i ketë të afërt, pasi sipas tij, krejt fshati Çabër janë farefis mes vete.

Kryetari shtoi se punën me emërimet politike në kabinet i përfundoi, e se tani po pret koordinim edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal për hapjen e konkurseve për 200 punëtorë si staf civil.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy