37
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Sot pritet të vazhdojë dëshminë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”, i cili është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.
Ndryshe dje dëshmitari Agim Idrizi e ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Idrizi në fund të dëshmisë është shprehur i shqetësuar me komentet që ka parë në rrjetet sociale pas dëshmisë së tij një ditë më parë.