Reagimi për rezolutën e PPE, Beleri-Ramës: Nuk ka vendim gjykate që ndalon lejen për betimin tim

by Nexhat

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e betimit të tij, Fredi Beleri ka reaguar në rrjete sociale.

Sipas Belerit nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin, pasi sipas tij Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris , është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtëpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot ‘votën’ e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë,” – shkruan Beleri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy