Sveçla: Policia e Kosovës me sukses po përmbush mandatin e saj

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës është një institucion, i cili me sukses po e përmbushë mandatin e saj.

Ai ka përmendur sfidat me të cilat po përballet policia për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet vendi.

Ndër to, ministri Sveçla ka përmendur dorëheqjen e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb.

Sa i përket reduktimit të Policisë në veri, ministri Sveçla ka sqaruar se ky zvogëlim është bërë vetëm përreth objekteve komunale dhe sipas tij, tashmë nuk ka nevojë për tërheqje të policisë nga ajo pjesë.

“Policia e Kosovës është një institucion, i cili me sukses po përmbushë mandatin e saj, po kryen detyrat e saj dhe është duke i shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme shoqërisë dhe shtetit. Patjetër që ka sfida edhe pse është e re, por edhe për shkak të rrethanave në të cilat vendi ynë ndodhet”, deklaroi ministri Sveçla në RTK.

A më tej shtoi se ky institucion krahas sfidave, sukseset janë më të mëdha.

“Policia e Kosovës me besim të përgjithshëm po ia del suksesshëm”, tha, mes tjerash, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, derisa shtoi se policët e dorëhequr nga Policia e Kosovës janë ata që nuk kishin qenë të integruar në këtë institucion, ngase, siç u shpreh ai, ata zyrtarë policorë i kanë shërbyer dikujt tjetër.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023