Dëshmitari i ZPS-së thotë se Pjetër Shala hynte e dilte nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush

by informim

Dëshmitari i pestë me kodin 10 në rastin e Pjetër Shalës, para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), tha se Shala ka hyrë dhe ka dalë nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush.

Kur u pyet nga mbrojtësi i viktimave Simon Laws, se cila kishte qenë arsyeja që ai kishte mundur të hyjë dhe të dalë pa leje nga aty, pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes, por që kjo pyetje u lejua nga trupi gjykues.

banner

Por, në momentin e përsëritjes së pyetjes, dëshmitari tha se përgjigja është e saktë, por që ai nuk e dinte a ka pasur leje apo jo Pjetër Shala.

Me këtë përgjigje, reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja  Mappie Veldt-Foglia, e cila tha se edhe për të është e paqartë pasi që njëherë thuhet se Shala nuk kërkonte leje e më pas që nuk e dinte a kishte leje apo jo, duke kërkuar që ai të sqarohet.

E që më pas, dëshmitari u kthye në fjalinë që kishte thënë për herë të parë.

Ballafaqimi i dëshmitarit me deklarimet e mëhershme nga ana e mbrojtësit të viktimave dhe pyetje tjera eventuale, janë bërë në seancë private.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet ndaj dëshmitarit, i cili pohoi të ketë parë personalisht Hafir Hoxhën dhe Sabit Gecin në shtabin e logjistikës në Kukës në muajin e pestë dhe të gjashtë të vitit 1999.

Ai po ashtu tha se kishte takuar një ushtar me emrin Bedri në këtë vend, por përgjigjet ndaj pyetjeve për të u cilësuan me përmbajtje të redaktuar nga ana e DhSK-së.Kurse, nga ana e mbrojtjes është kërkuar diskutimi i dy çështjeve, njëra që sipas avokatit mbrojtës Mohamed Hédi Aouini ka të bëjë me persona të mbrojtur dhe pika dy që ka të bëjë me akuzën për bashkë-konspirator që pretendohet, e që edhe për këtë diskutim është kaluar në seancë private.

Ndërkaq, gjatë kësaj seance Pjetër Shala ka kërkuar nga ana e gjykatës që t’i lejojë kohë për konsultim me mbrojtësit e tij, andaj edhe marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e mbrojtjes, do të bëhet ditën e nesërme. /BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy