Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka kompetencë të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për Asociacionin, sepse, sipas tij, kompetencat e saj dhe mënyra se si duhet të formohet janë përcaktuar përmes katër marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe se nuk ka vend për arbitraritet.
Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit se nuk e ka parë draft statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili do të prezantohet në Bruksel, por se beson se dokumenti është dashur t’i paraqitet fillimisht, shkruan Tanjug.
Sipas Petkoviqit, Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel, ose po bën sikur nuk e kupton se çfarë shkruhej në to.