44
Një femër ka raportuar në Polici se ka gjetur pa shenja jetë një person.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:14 në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes” , thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”