Bajrami: Qeveria Kurti pushtetin po e mban me propogandë dhe synon kapjen e Prokurorisë

by informim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione prej partnerëve për shkak të Qeverisë Kurti.

Deputetja Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me prapagandë.

“Nuk jemi në një situatë normale, sot bëhen 73 ditë që Kosova është nën sanksione prej partnerëve të cilët kanë ndihmuar shumë në ndërtimin e këtij shteti. Pa ndihmën e të cilëve shtet-formimi i Kosovës, pavarësia, njohja nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e të tjera njohjet e anëtarësimet, të gjitha këto nuk kanë qenë të mundshme”, theksoi ajo.

Deputetja shtoi më tej se ka degradim në secilën fushë, siç tha ajo, në shëndetësi, ekonomi dhe fusha tjera.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy