Një tërmet shkatërrues ka goditur sot Marokun, ku la të vdekur rreth një mijë njerëz.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

MPDJ-ja ka theksuar se Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj për viktimat në Marok.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

