U shitën drogë turistëve në një festival në Dhërmi, arrestohen tre të rinj nga Kosova dhe një gjerman

by Nexhat

 3 të rinj nga Kosova dhe një gjerman, të cilët u filmuan duke shpërndarë drogë në një festival në Dhërmi, Himarë janë arrestuar nga policia e Vlorës.

Në pranga ranë Altin Boshnjaku, 33-vjeç, Art Bejtullahu, 31-vjeç, Arten Preveza, 39-vjeç dhe David Neumann, 43 vjeç, banues në Gjermani.

Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy