Caktohet data për seancën e parë në gjykatë ndaj Fredi Belerit

by Nexhat

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri ka caktuar datën 14 shtator për seancën e parë ndaj kandidatit të zgjedhur për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake, ku Prokuroria e Posaçme SPAK i kërkon gjykatës kalimin në gjyq të çështjes ndaj tij.

banner

Sipas SPAK, Beleri ka kryer veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.

Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pas dyshimeve për blerje votash. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tij ka shkaktuar përplasje diplomatike me Greqinë, e cila ka kërcënuar Shqipërinë në lidhje me integrimin e vendit në BE. Kundër arrestimit të tij, janë zhvilluar edhe protesta në Himarë nga mbështetës dhe simpatizantë të tij. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy