Kurti takohet me Roth, flasin edhe për takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, priti në takim Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Për këtë takim ka dhënë detaje zyra e kryeministrit, të hënën.

banner

“Gjatë bisedës u diskutua rreth reformave të Qeverisë, situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave, si dhe për rrugëtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

“Tregues të thellimit të marrëdhënieve bilaterale janë shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja. Nga viti 2021 në vitin 2022, eksportet e Kosovës për në Gjermani janë rritur për 42% ndërkaq investimet e Gjermanisë në Kosovë për 60%”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti e njoftoi deputetin Roth me progresin e përgjithshëm, me theks te indikatorët e fundit makroekonomik dhe me arritjet kryesore të qeverisjes. Ai falënderoi z. Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës por edhe për mbështetjen e tij. Michael Roth ishte njëri nga nënshkruesit e parë të letrës së përbashkët të 10 kryetarëve të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të 16 shteteve, në të cilën ishte shprehur mbështetja për Kosovën dhe ishte bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë”.

“Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth u shpreh falënderues për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë, duke ofruar mbështetjen e tij të mëtejme”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy