Maloku: Kosova s’do të jetë në pozitë të favorshme më 14 shtator

by Nexhat

Politologu Albinot Maloku ka konsideruar se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, Kosova nuk do të jetë në pozitë të favorshme.

Të hënën në “Interaktiv” të KTV-së, Maloku ka thënë se ky takim është sfidues për Kosovën si në raport me Serbinë, ashtu edhe me Bashkimin Evropian, për të cilin Maloku ka vlerësuar se mban qëndrim të njëanshëm.

“A do të jemi në pozicion të favorshëm të enjten ose më 14 të këtij muaji, konsideroj që jo pasi kemi paralelisht edhe kërkesat për çështjen e procesit zgjedhor për të cilin Prishtina zyrtare flet maksimalisht duke përdorur këto metodat… dhe për procesin si të tillë më së shumti flet Prishtina zyrtare, mirëpo kjo pak dëgjohet nga korpusi politik i serbëve në Kosovë, e mos të flasim për Beogradin zyrtar që nuk është se e vë në diskutim që procesi zgjedhor do ta qetësojë situatën”, ka thënë ai.

Maloku pret që Brukseli në këtë takim të mbajë një qëndrim ndryshe prej atij që ka mbajtur në takimet paraprake dhe të diskutojë edhe çështjen e masave të vendosura ndaj Kosovës.

“Shpresoj që pas takimit të 14 shtatorit, BE-ja të ketë një qëndrim jo siç ka pasur deri më tani, mirëpo që përfshin të gjitha palët dhe për pasojë të diskutohet edhe për çështjen e masave që kanë qenë të njëanshme. Ky takim i 14 shtatorit Kosovën e pret në sfida edhe me BE-në edhe me Serbinë”, është shprehur ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy