Kundërshtohet heqja e emrit Hasan Prishtina nga emërtimi i UP-së

by informim

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë mbajtur një aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi zyrtar i këtij Universiteti.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, e ka quajtur çmenduri propozimin e rektorit Qerim Qerimi, për heqjen e emirit Hasan Prishtina nga UP-ja.

Sipas tij kjo nuk do të pranohet as në popullit. “Hasan Prishtina ishte organizator i protestave të vitit 1915, dhe punoi pareshtur për çlirimin e territoreve të Kosovës. Hasan Prishtina jeton në zemrat e kuksianëve, i lavdishëm qoftë kujtimi i tij. Të heq emrin prej këtij Universiteti për mua është një çmenduri, sepse është një prej figurave më të ndritshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Populli nuk do ta pranoj këtë. Kategorikisht nuk duhet t’i hiqet emrin Universitetit të Prishtinës”, ka deklaruar Hoxha.

Mehmet Kosova, nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, i ka kërkuar rektorit të UP-së që të tërhiqet nga ky propozim e të merret me cilësinë në këtë institucion.

Ai ka kërkuar që të largohet nga pozita rektori i ri, duke e quajtur këtë nismë si të pakuptimtë.

“Mos na e prekni Hasan Prishtinën”, u shpreh, duke e quajtur ofendimin më të rëndë për heroin.

“Kemi ardhur sot këtu që të kundërshtojmë rreptë iniciativën e rektorit të UP-së që ta tërheqë emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti. Pra sot kemi ardhur me i thanë stop mos na prek Hasan Prishtinën, UP-ja ka probleme të tjera, ai duhet që të merret me ngritjen e cilësisë së arsimit”, ka theksuar Kosova.

Sipas tij një nismë e tillë e rektorit duhet të përfundojë me largimin e tij. “Kjo është e pakuptimit për gjithë shqiptarinë. Le të del dhe të shpjegon, gjithë grupet e partive politikë kanë shprehur që të vijën sot këtu, por në kemi zgjedhur që një grup intelektualësh të vijmë këtu dhe të dërgojmë një mesash. Mos na e prek Hasan Prishtinën. Ofendim më i rëndë mund të bëhet që pas 11 vjetëve të tërhiqet ermi i tij”, është shprehur Kosova.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy