Iseni: Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës

by Nexhat

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat e ish-ministrit gjerman për Evropën Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Iseni tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Roth e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni.

Ai iu bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të bashkohen për temat të cilat janë në interes nacional.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy