Përmbysje e madhe ndaj Rumanisë U21, Shqipëria U21 triumfon me spektakël

by Merita

Shqipëria U21 ka triumfuar 3-2 ndaj Rumanisë U21, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi përmbysën rumunët, në një sfidë spektakolare, me plot emocione.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, pavarësisht rasteve në të dyja skuadrat. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për shqiptarët, që pësuan dy gola. Ishte Grameni që shënoi i pari në minutën e 47-të, ndërsa Munteanu dyfishoi shifrat.

banner

Vendasit u futën në lojë me golin e Shpendit në minutën e 63-të, sakaq Berisha vendosi ekuilibrat me një gol fantastik 7 minuta më vonë. Për përmbysjen e madhe mendoi Pajaziti, 2 minuta nga fundi i ndeshjes.

Shqipëria u21 kryeson grupin E me 6 pikë dhe synimi i vetëm është grumbullimi i sa më shumë pikëve, për t’u renditur në dy vendet e para në fund të kualifikueseve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy