Mërgim Vojvoda është shfaqur shumë emocional pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës të zhvilluar në Bukuresht.
Dardanët kanë pësuar humbje me rezultat 2-0 në udhëtim te Rumania duke zbehur gjasat për kualifikim.
Mërgim Vojvoda ishte shumë emocional në intervistën pas ndeshjes duke thënë se nuk është dashur të dilnin në fushë dhe se nëse do të ishte gjallë Adem Jashari do të ishte ndryshe për rumunët.
Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023
Më vonë mbrojtësi kosovar i Torinos është qetësuar dhe ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në ‘Instagram’, duke kërkuar nga FIFA që të lejoj respektin të dominoj në ndeshje.
“Turp për Rumaninë dhe mënyrën e juaj se si mendoni. FIFA bëni punën tuaj dhe lerën respektin të dominojë lojën”.
Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste
Tutje mbrojtësi drenicasi ka shkruar se krenaria më e madhe e tij dhe bashkëlojtarëve të tij është se janë shqiptar.
“Krenaria jonë me e madhe është se jemi shqiptar”, ka shkruar Mërgim Vojvoda në ‘InstaStory’.