Foshnja 5 muajshe përfundoi në ujë gjatë uljes së furishme të një varke të vogël të shpëtuar nga roja bregdetare – Në vetëm një ditë, mbi 6000 emigrantë mbërritën në ishull
Një foshnjë 5-muajshe u mbyt të mërkurën pas uljes në Lampedusa.
Tragjedia ka ndodhur pak pas orës 4.00 të mëngjesit, gjatë operacioneve kaotike të zbarkimit të 46 emigrantëve të shpëtuar nga skafi i patrullës së Rojës Bregdetare.
Në momentet e shpetimit disa persona përfunduan në ujë, të gjithë të shpëtuar me përjashtim të vogëlushit që u gjet i vdekur.
Trupi i tij u dërgua në morgun e varrezave Cala Pisana, ndërsa nëna e tij ndodhet në Imbriacola. Policia ka kërkuar mbështetje psikologjike për gruan. Autoriteti Portual është përgjegjës për rikonstruksionin e rastit.
Ishulli përjetoi një ditë me shifra rekord të martën. Në fakt, ka pasur 110 ulje për gjithsej 5112 persona.
Që prej mesnatës janë regjistruar edhe 23 ardhje të tjera me gati një mijë persona.
Ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit janë të lodhur, ndërsa në det raportohen edhe varka të tjera të vogla.