SHBA-ja kërkon seriozitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve të dialogut, thekson Asociacionin

by informim

Pas përfundimit të pushimeve të verës, Bashkimi Evropian është rikthyer plotësisht në detyrë dhe të enjten më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin sllovak Mirosllav Lajcak, do të ndërmjetësojnë takimin e radhës Kurti-Vuçiq.

Lidhur me këtë takim që do të mbahet nesër, kanë folur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Një zëdhënës e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka thënë për Express se SHBA-ja vazhdon të mbështes fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për arritjen e një raporti paqësor dhe produktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nga SHBA-ja gjithashtu kanë bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i marrin seriozisht obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe të fillojnë të lëvizin përpara në obligimet ekzistuese dhe të më hershme në kuadër të Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit. Këtu vënë theksin tek themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për normalizim që arritën në fillim të këtij viti dhe të fillojnë të ecin përpara në obligimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë një zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy