33
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në vendin ku do ta mbajë takimin me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrellin dhe të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Borrelli dhe Lajçaku fillimisht do të mbajnë takim me Vuçiqin, ndërsa më pas me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me fillim në orën 10:00.
Ndërkohë, sipas njoftimit të BE-së, takimi trelateral do të zhvillohet nga ora 11:00.