Haradinaj-Stublla: Ka kohë që Borrelli e Lajçaku anojnë kah Serbia

by informim

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, ka komentuar zhvillimet e sotme në Bruksel, ku tha se dialogu i ndërmjetësuar nga Borrelli e Lajçaku tash e sa kohë dukshëm anon kah Serbia, duke toleruar shkeljet e saje  duke e kushtëzuar Kosovën pafundësisht.

Haradinaj – Stublla kërkoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që të ftojë urgjentisht një tryezë uniteti me të gjitha partitë politike parlamentare dhe bashkërisht të bëjnë një rishikim strategjik të pozicionit të Kosovës në dialog.

banner

“Kryeministria pastaj – të bëjë publik dhe të përfaqësojë qëndrimin e dakorduar të unitetit politik. Vetëm kështu ndihmohet Kosova nga vorbulli i rrezikshëm ku gjindet sot”.

“I ashtuquajturi ‘Asociacion i komunave me shumicë serbe’ i nënshkruar më 2013/2015 –  pakëson dhe dobëson sovranitetin e Kosovës, dhe forcon Serbinë zyrtare në Kosovë për të mbajtur pastaj përjetësisht peng shtetin dhe qytetarët serb të Kosovës”, shkroi Haradinaj – Stublla.

Tutje, ajo tha se si i tillë, Asociacioni do tëduhej të refuzohet nga të gjithë, përfshirë partitë që e kanë nënshkruar.

“Dialogu ka kuptim vetëm kur udhëhiqet nga një ndërmjetësues që nuk e injoron të vërtetën”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy