Derbi Madonina: Christian Pulisic në fokus

by engel

Christian Pulisic është një njeri i rigjallëruar që nga kalimi i tij nga Chelsea te AC Milan këtë verë.

Ylli i Shteteve të Bashkuara ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e tij të para në Serie A, me çka veq e ka kaluar performancen e tij në Premier League për të gjithë sezonin e kaluar.

është pikërisht 24-vjeçari i cili është në formë të jashtëzakonshme që duket se të frymëzojë kuqezinjtë drejt fitores në derbin e tij të parë të Milanit që luhet sonte.

Pasi u bë një njeri i harruar në Londrën Perëndimore, Pulisic është i kënaqur që tani është një pjesë kyçe e ekipit të Stefano Piolit.

Amerikani ka nisur të tre ndeshjet e Milanit deri më tani, duke ndihmuar skuadrën e tij të re të marrë pikët maksimale, ndodhen pas kundërshtarëve (interit) vetëm në diferencën e golave.

Pulisic-it iu deshën vetëm 21 minuta për të shënuar në debutimin e tij kundër Bologna-s, në mënyrë të shkëlqyer në shtëpi. Ai shënoi përsëri në ndeshjen kundër Torinos, duke goditur në gjuajtjen e parë 4-1, ndeshje e cila u fitua përpara fitores mbresëlënëse ndaj Romës.

Në mjedisin e tij të ri, Pulisic tha për Gazzetta dello Sport: “Ishte dashuri me shikim të parë për mua këtu”. “Sidomos kur pashë tifozët e Milanit”. :Nuk kam përjetuar kurrë një pasion të tillë.”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy