I dha të miturit kanabis, zbulohet se kishte probleme mendore

by Merita

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video shqetësuese ku shihej se një 31-vjeçar i dentifikuar me emrin Gëzim Avdi (Kalia) konsumonte kanabis, ndërsa në krahë kishte një fëmijë të mitur. Në video ai shfaqet duke i dhënë të miturit cigaren e hashashit, ndërsa skena është regjistuar dhe më pas postuar në rrjetin social ‘Tik Tok’. 

31-vjeçari u arrestua të martën nga policia e Lezhës. Ndërsa Gjykata vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik, pas ekzaminimit të raportit mjekësor, nga e cila u zbulua se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

banner

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social ‘TikTok’.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim.

Në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën që shfaqet duke konsumuar hashash. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy