Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë të gjatë sot përballë gazetarëve, është pyetur edhe për çështjen e Fredi Belerit.
Ai deklaroi se nuk të ndalojë së shtuari këtë çështje në BE dhe përballë kreut të qeverisë sonë, Edi Rama.
“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane”, u përgjigj Kryeministri.
“Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama”, shtoi ai.