Dy policë lëndohen gjatë arrestimit të një personi në Gjakovë

by informim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë dhe se gjatë arrestimit të tij dy policë janë lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:03, në Gjakovë.

banner

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy